Në Gjermani zbulojnë dëshirën e Çabi Alonsos, ja kë preferon tekniku spanjoll midis Bajernit dhe Liverpulit
Çabi Alonso është padyshim njeriu i momentit në Gjermani, me teknikun spanjoll që po i surprizon të gjithë me Leverkusenin e tij, duke mos marrë asnjë humbje në këtë sezon në të gjitha kompeticionet.
Kjo ka zgjuar interesin e klubeve të mëdha për ta pasur në krye të skuadrës së tyre, me Bajernin dhe Liverpulin që janë gati të nisin një luftë për ish-futbollistin.
Tomas Tuhel do të largohet në fund të sezonit nga bavarezët dhe e njëjta gjë do të ndodhë dhe me Jurgen Klop nga “Reds”-at dhe 46-vjeçari është i pari në listën e të dyja klubeve.
Gazetari i njohur i “Sky Sports Gjermani”, Florian Platenberg, ka zbuluar se cilën nga këto dy klube preferon Alonso dhe sipas tij është Bajerni i Mynihut.
Nga ajo që raporton Platenberg, Çabi nuk është akoma gati për një hap të madh në Premier Ligë dhe duket se i pëlqen qëndrimi në Gjermani.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"