Në garë me kohën te Dinamo, Jagiellonia “merr në qafë” Qefalinë dhe Bruno Ditën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 2, 2025 | 19:03

Në garë me kohën te Dinamo, Jagiellonia “merr në qafë” Qefalinë dhe Bruno Ditën

Asaj që i druheshin, u ka ndodhur dinamovitëve. Para ndeshjes së kthimit të turit “play off” të Ligës së Konferencës kundër Jagiellonias, kishte pikëpyetje për aktivizimin e Klevi Qefalisë dhe kapitenit Bruno Dita, të cilët për shkak dëmtimesh nuk luajtën në ndeshjen e parë.

dinamo

Në kampin dinamovit i druheshin aktivizimit të parakohshëm, pasi në rast lëndimi lojtarëve do t’u duhej gati një muaj kohë për t’u rikuperuar. Kjo gjë është vërtetuar së fundmi, pasi të dy lojtarët nuk u përfshinë në ndeshjen me Vllazninë. “Panorama Sport” mëson se të dy kanë nisur fazën e rikuperimit dhe u duhet 3-4 javë kohë që të jenë të gatshëm për trajnerin Ilir Daja.

Ndonëse bëhet fjalë për dy shtylla të skuadrës dinamovite, mungesa e tyre nuk peshoi në ndeshjen e së dielës ndaj Vllaznisë, e cila u fitua nga blutë me shifrat 3-1.

PANORAMASPORT.AL