Në dhjetor do ketë skarcime! Vllaznia nis merkaton, kërkon një sulmues e një mesfushor organizator

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 11:17

Në dhjetor do ketë skarcime! Vllaznia nis merkaton, kërkon një sulmues e një mesfushor organizator

Pavarësisht se Vllaznia e tekniku i saj, Mirsad Jonuz, e ka mendjen për t’i mbyllur sa më pozitivisht takimet deri në fund të kësaj pjese të parë të sezonit, sërish kjo nuk ka bërë që stafi i klubit dhe ai i ekipit, të ketë mendjen edhe tek e ardhmja.

mirsad jonuz

Basti i teknikut deri në mbyllje të vitit është që Vllaznia të grumbullojë 26 deri në 27 pikë, gjë që për teknikun duket sa e arritshme po aq edhe pozitive.

Një gjë e tillë me disa ndërhyrje në merkato do të bënte që kuqeblutë të mos vuanin për sa i përket pjesës tjetër të sezonit. Nga sa mësohet, drejtuesit e klubit, që tani pavarësisht se mund të duket herët, kanë filluar të mendojnë për përforcimet e merkatos së dimrit.

Po kërkohen lojtarë në të katër sektorët e fushës, por gjetja e një sulmuesi “race”, por edh e një mesfushori organizator duket se janë kërkesat më të ngutshme. Po ashtu, drejtuesit po shikojnë për të forcuar ekipin edhe në mbrojtje, por pa lënë pas dore ndoshta edhe portën, pavarësisht se në këtë pozicion gjërat janë më ndryshe.

vllaznia

Dy brazilianët e ardhur për sulmin duket se ende nuk ngrohin plotësisht, ndërsa sulmi i besuar tek i riu Zogaj, që nuk është një sulmues i mirëfilltë, të lënë të kuptosh se nevoja për një sulmues të mirëfilltë është e menjëhershme.

Nga ana tjetër, pikëpyetjet për një rikthim të Hygorit, por edhe nevoja që në skuadër të jenë dy mesfushorë organizatorë ka bërë që edhe ky sektor i fushës të jetë një nga pikat që drejtuesit e klubit mësohet se po kërkojnë. Treshja Liçi-Firat e Jonuz, me sa duket, me kërkesë edhe të këtij të fundit, është e impenjuar që tani për të bërë goditjet e duhura.

 LARGIMET 

Mirëpo, skuadra në merkaton e janarit mund të mos njohë vetëm përforcime. Ajo edhe mund të reduktohet me lojtarët që janë aktivizuar më pak gjatë kësaj pjese të sezonit. Largime të tilla mund të jenë edhe të detyruara, pasi buxheti që klubi ka në dispozicion nuk mund të përballojë lojtarë të afruar pa gjetur edhe mundësitë financiare.

vllaznia arbitri ziri

Mirëpo, këto largime nuk do të jenë të gjitha të diktuara nga financat, por një pjesë e lojtarëve, të paktën gjatë këtyre 12 javëve, kanë bërë shumë pak nga çfarë drejtuesit e klubit kanë pritur prej tyre.

Pavarësisht se në klub nuk flitet ende me emra, pasi është herët për një gjë të tillë, sepse situata mund të ndryshojë, por nga ajo që duket është se disa nga afrimet e merkatos së verës kanë dhënë pak për këtë skuadër, madje duke mos justifikuar as besimin që stafi teknik me në krye drejtorin sportiv Firat kanë pasur për ta. Pa e hequr fare mendjen nga kampionati, te Vllaznia ka nisur puna për skuadrën që do të startojë në vitin e ardhshëm.

Admir Uruçi – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"