Ndryshon plani te Bajerni, ja kur kthehet Manuel Nojer në fushë
Manuel Nojer po vazhdon fazën e rikuperimit në qendrën stërvitore të Bajernit. Edhe pse u tha së fundmi se takimi ndaj Leverkusenit, i planifikuar në datën 15 shtator, do të ishte momenti i duhur që 37- vjeçari të vishte dorezat e portierit, duket se plani ka ndryshuar.
“Kicker” bën me dije se numri 1 në “Allianz Arena” nuk pritet të zbresë në fushë përpara fundit të muajit shtator. Stafi mjekësor i kampionëve të Bajernit nuk duan të rrezikojnë me gjendjen e gardianit, pasi një tjetër lëndim mund të rezultojë fatal në ecurinë e Nojerit.
Manuel pësoi lëndim serioz gjatë muajt dhjetor të vitit të shkuar, teksa theu këmbën në sportin e rrezikshëm të skisë, e për pasojë vendosi disa vida metalike në këmbë, të cilat i hoqi në operacionet e fundit. Daniel Perec dhe Sven Ulraish janë dy portierët e gatshëm në urdhrat e trajnerit Tomas Tuhel. Deri në fund të muajit shtator, Bajerni ka në program duelet me Leverkusenin (15 shtator), Mançester Junajtidin (20 shtator) Bohumin (23 shtator), Preusen Mynshterin (26 shtator, Kupë) dhe Lajpcigun (30 shtator).
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"