Ndryshimet me Shehin/ Janjeva dhe Rodri risitë, Abilaliaj luan me 4 sulmues
Abilaliaj dhe ish-trajneri Shehi duket se kanë pikëpamje të ndryshme mbi cilësinë e një pjese të lojtarëve. Të paktën kjo është ajo që vërehet në këtë miqësore te djeshme me Apoloninë. Abilaliaj e nisi me skemën 3-5-2, me katër sulmues nga minuta e parë: Cara, Mba, Rodri dhe Zeka.
Në mbrojtje, ku Shehi e niste me Bytyçin, drejtori sportiv dhe trajneri i përkohshëm preferoi nga minuta e parë të riun Janjeva. Në mesfushë ishin emrat e zakonshëm, pra Maget, Rrapaj dhe Maget, teksa në krahë ishin Cara dhe Zeka, të cilët kishin edhe detyra mbrojtëse, çka ndikoi të mos dukeshin sa zakonisht në sulm dhe të ishin jo sa duhet të rrezikshëm.
Duhet thënë se mungonin Hadroj dhe Buxhelaj për shkak dëmtimesh. Në sulm ishte lënë në stol Bintsuka, të cilin Shehi e aktivizonte rregullisht dhe ishte futur nga minuta e parë Rodri. Portugezi shënoi një gol, por u kap në pozicion jashtë loje. Në momentet e tjera nuk ishte efikas.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"