Postuar: Shkurt 3, 2023 | 21:51
Ndodh në Kategorinë e Parë/ U dorëhoq si trajner, por mbetet në staf. 54-vjeçari pranon ofertën si zëvendës
Nikolin Çoçlli nuk ikën nga Lezha. Edhe pse u dorëhoq si trajner, ka vendosur që të pranojë ofertën që iu bë nga klubi. Korçari do të jetë pjesë e stafit teknik për pjesën e dytë të këtij sezoni, konkretisht në rolin e zv.trajnerin.
Ai zëvendëson kështu Hasan Hoxhën, që është larguar përfundimisht nga ky post. 54- vjeçari do të jetë një ndihmë e madhe për Artan Banon, që prej së hënës ka marrë zyrtarisht “timonin”. Misioni për këtë kampionati do të jetë një dhe vetëm një: mbijetesa. Janë të fundit në renditje dhe vështirësia dihet, por te Besëlidhja asnjë nuk i ka humbur shpresat dhe sidomos kur në lojë janë 39 pikë.
PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"