Ndizet merkato/ Nga një përforcim për çdo repart, Interi projekton të ardhmen
Zielinski dhe Taremi do të vijnë, por Interi nuk ka ndër mend të ndalet në aspektin e përforcimeve. Gudmundson është objektivi madhor, por 40 milionët që kërkon Xhenoan cilësohen ende si shifër e lartë.
Në këto kushte, zikaltërit mund të përfitojnë nga revolucioni që do të nisë Napoli për të marrë njërin mes Xhovani Simeones ose Xhakomo Raspadorit. Sa i përket prapavijës pëlqehet Hermoso të cilit i skadon kontrata pas gjashtë javësh.
Nën monitorim edhe Bjukema i Bolonjës, Bizhol i Udinezes dhe Solet i Salsburgut. Kosto mesatare për secilin është tek 15 milionë eurot, por fillimisht duhet parë nëse emra si De Vraj apo Açerbi do të mbeten zikaltër edhe në sezonin e ri.
Në krahët e prapavijës Uan Bisaka dhe Kajod janë kandidatë për të marrë vendin e Dumfrisi në rast shitjeje, teksa mund të afrohet edhe një portier. I preferuar mbetet Bento që do të rritet nën hijen e Zomerit, por problemi i brazilianit është kartoni që kushton 60 milionë euro.
PANORAMASPROT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"