Ndihmoi ekipin në ngjitjen në Kategorinë e Parë, flet mbrojtësi i Shkumbinit: Sezon perfekt, e dua edhe një vit në Peqin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2021 | 11:30

Ndihmoi ekipin në ngjitjen në Kategorinë e Parë, flet mbrojtësi i Shkumbinit: Sezon perfekt, e dua edhe një vit në Peqin

Ishte titullar i padiskutueshëm në formacion dhe një lider i vërtetë në prapavijë. Po flasim për Klajdi Broshkën, qendërmbrojtësin fierak të Shkumbinit. Ai nuk e fsheh gëzimin për ngjitjen, ndërsa hapur shpreh gatishmërinë për të rinovuar.

SHKUMBINI

“Jam krenar që luajta për Shkumbinin. Edhe pse militonim në Kategorinë e Dytë, funksionuam si një klub serioz. Gjithçka ishte perfekte në këtë ekip dhe jo rastësisht u ngjitëm në Kategorinë e Parë pa pësuar asnjë humbje gjatë një kampionati të stërgjatë dhe mbi të gjitha me dy trofe. Rinovimi? Pse jo… do të isha i gatshëm për një tjetër vit në Peqin.

E megjithatë, vendimi final do të merret kur të ulem me drejtuesit. Nëse gjejmë gjuhën e përbashkët, rruga ime do të mbetet e lidhur me skuadrën bardhekaltër, për të arritur të tjera objektiva të rëndësishme”, tha Broshka për “Panorama Sport”.

FATMIR AHMETI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"