“Ndihem më mirë me modulin e ri”, Fratezi: Nuk bëmë dot dy pasime në Europian, dështuam
Davide Fratezi është golashënuesi i epokës “Spaleti”. Mesfushori i Interit ka folur për rilindjen e “Axurrëve”, duke vlerësuar maksimalisht trajnerin për mënyrën se si është sjellë pas dështimit. Ai flet gjithashtu për modulin që i përshtatet dhe pse trajneri i bërtiste në Europian.Mund të na shpjegoni pak se çfarë ndodhi në Europian?
Kishte shumë presion në Europian, si jashtë, ashtu edhe brenda skuadrës. Në fund dështuam të gjithë bashkë. Nuk ishte aspak një kompeticion argëtues.
Nuk e keni ndier pak veten të nënvlerësuar në aspektin e talentit?
Gjithmonë ka pasur kombëtare më të forta sesa ne, por ajo që ka bërë diferencën ka qenë shpirti italian. Ka pasur më shumë talent te të tjerët, por ne kemi qenë fitues. Të mundnim Francën në Paris dhe të luanim 40 minuta fantastike si me Belgjikën janë një tregues i forcës tonë. Ka shumë kombëtare të forta në botë. Jemi në rrugën e duhur.
Tek Interi keni luajtur vetëm 3 herë si titullar nga 9 ndeshje. Nuk ju penalizon pak për kombëtaren?
Është një e dhënë më e mirë sesa në sezonin e kaluar. (qesh). Përtej shakave, unë e kuptoj trajnerin Inzagi dhe nuk dua që të bëhem i bezdisshëm për asnjë. Jemi lojtarë të një niveli të lartë në skuadër dhe nuk është e lehtë. Një sezon më parë ata shkuan në finalen e Champions-it dhe fituam edhe titullin.
Me Spaletin keni luajtur 16 ndeshje dhe jeni golashënuesi i epokës së tij. Çfarë ka ndryshuar?
Kur kemi ardhur në grumbullimin e parë në shtator kemi folur në palestër dhe më ka bërë komplimentet duke treguar se ka shumë vlerësim për mua. Shikonte tek unë diçka që i pëlqente dhe unë e garantova që do të bëja atë që ai kërkonte në fushën e lojës. Kur erdhi pas Europianit tha se 99% ishte ai fajtori i dështimit, por në fakt edhe ne lojtarët ishim fajtorë. Ishim shumë të ngathët dhe nuk bëmë dot dy pasime radhazi.
Sa e rëndësishme është ndeshja kundër Izraelit?
Çfarë keni mësuar nga sfida e parë? Shumë e rëndësishme. Duhet që të ruajmë vendin e parë në grup duke shpresuar që Franca dhe Belgjika të barazojnë me njëratjetrën. Tri pikët do të na vendosin në kushtet që as nuk i kishim menduar përpara sesa të niste ky kompeticion. Duhet që të jemi të zotët për të marrë rezultat.
Pse Spaleti ju bërtiste gjatë Europianit?
Tani riktheheni në Udine ku shënuat golin e titullit për Interin… Për mua ishte pak e vështirë që të interpretoja modulin e parë. Isha një mesfushor që duhet të bëja edhe fantazistin. Trajneri më ka bërtitur që të rikthehesha disi mbrapa për të qarkulluar topin. Stadiumi i Udinezes më sjell kujtime të bukura, por ndeshja do të jetë e vështirë.
A mund të luani ju si sulmues i dytë në skemën 3-5-1-1?
Ju pyes sepse në nëntor rikthehet Barela dhe rrezikoni që të uleni sërish në stol. Sinqerisht nuk e mendoj fare këtë gjë. E kam provuar në modulin e Europianit, por nuk është një rol që ekzalton karakteristikat e mia.
Keni nisur që të flisni mes jush për Botërorin?
Nuk duhet që Botërori të shndërrohet në një fiksim, por sigurisht që do të ishte i tillë në rast se mungojmë sërish. Ne po e përgatisim shumë seriozisht Ligën e Kombeve dhe do të bëjmë gjithçka për të qenë të parët në grup. Nuk mund të them asgjë më shumë.
GENTJAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"