Postuar: Nëntor 7, 2024 | 17:23
Ndeshjet e nëntorit në Ligën Kombeve, trajneri i Francës merr vendimin për Mbapen
Kilië Mbape është lënë jashtë skuadrës së Francës për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve, pavarësisht se trajneri Didie Deshamps tha se lojtari i Real Madridit “donte të vinte”.“Është përgjegjësia ime të marr vendime. Mendoj se është më mirë kështu, nuk do të debatoj. Ajo që mund t’ju them janë këto dy gjëra; një që ai donte të vinte. Dhe dy, nuk janë problemet shtesë sportive që hyjnë në lojë pasi prezumimi i pafajësisë ekziston dhe duhet të ekzistojë. Është një zgjedhje e vetme për këto ndeshje”, tha trajneri përpara ndeshjeve kundër Izraelit më 14 nëntor dhe Italisë tre ditë më vonë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"