Postuar: Tetor 4, 2024 | 14:24
Ndeshje për orientimin e verdhejeshilëve. Lushnja, për autokritikë ndaj Erzenit
Java e shtatë e Kategorisë së Parë ka shumë rëndësi për Lushnjën, që nesër pret në shtëpi Erzenin e vendit të fundit. Ky takim shikohet si një mundësi e mirë për të besuarit e trajnerit Gugash Magani për të bërë autokritikën e paraqitjes zhgënjyese në Burrel.
Në letër konsiderohet kundërshtar i lehtë, pasi Erzeni është i vetmi i ekip në të Parën që në 6 javë njeh vetëm humbje. Referuar nivelit momental të kundërshtarit, për shumë arsye fitorja konsiderohet detyrim për Lushnjën. Trepikëshi kërkohet edhe për faktin që të mos thellohet diferenca me skuadrat e kreut, nëse lushnjarët vërtetë pretendojnë për rikthimin në elitën e futbollit shqiptar.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"