Ndeshja formale Laçi-Kukësi, një mundësi e mirë për lojtarët e rinj
Laçi dhe Kukësi luajnë sot 90 minutat e fundit të kampionatit në mënyrë krejtësisht formale. Rezultati nuk ka rëndësi për asnjë nga dy skuadrat, kështu që stafet teknike pritet të hedhin në fushë formacionet e dyta.
Laçi është i detyruar të shkojë në “play-out” për të siguruar mbijetesën në Superiore, kurse Kukësi ka rënë në Kategorinë e Parë dhe prej disa javësh është fokusuar te finalja e Kupës së Shqipërisë kundër Egnatias, që luhet më 14 maj në stadiumin “Air Albania”.
Ndeshja e sotme është një mundësi shumë e mirë për lojtarët e rinj të Laçit dhe Kukësit që të tregojnë vlerat e tyre në një 90- minutësh pa asnjë lloj presioni. Titullarët e dy skuadrave do të kursehen për sfidat që vlejnë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"