Ndeshja e radhës në “Loro Boriçi”, Vllaznia bëhet “lëmsh” me Elbasanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2024 | 21:45

Ndeshja e radhës në “Loro Boriçi”, Vllaznia bëhet “lëmsh” me Elbasanin

Vllaznia do të përballet me Elbasanin në stadiumin “Loro Boriçi”. Kjo ndeshje luhet të dielën në orën 16:30 dhe vlen për javën e 16-të të Superiores.

elbasani vllaznia

Si në çdo ndeshje tjetër, klubi shkodran ka ndarë posterin zyrtar për sfidën e radhës. Çfarë bie në sy këtë herë është ngatërrimi i logos së Elbasanit.

Kuqeblutë kanë përdorur një nga logot e vjetra të KF Elbasanit, që është shpërbërë dhe nuk ekziston më. Me një tjetër logo të KF Elbasanit, kishte ndodhur dhe në takimin e parë mes tyre këtë sezon.

Kujtojmë se klubi aktual i qytetit të Elbasanit, AF Elbasani, është krijuar në verën e vitit 2021.

Logo e AF Elbasanit:

logi

Posteri i Vllaznisë për ndeshjen e ardhshme me Elbasanin:

log

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"