Ndeshja e nxehtë e titullit, boksieret australiane e nisin luftën se kush ka… gjoksin më të mirë
Brenda një muaji, pritet një duel mes boksiereve australiane në San Francisko. Ebanie Brixhes (37, 9-1) dhe Avril Mathie (36, 8-1-1) do të luftojnë për titullin e peshave të lehta (bantam”. Sparringu në rrjetet sociale ka filluar, por jo në sportin e boksit. “Lufta për gjoksin. Edhe ajo ka gjoks të mirë, por unë jam fituesja. I imi është më i mirë”, shpjegoi Brixhes.
Fjalë të pazakonta para ndeshjes, por ka edhe tensionin e boksit. “Ajo do të jetë një kundërshtare e fortë. I ndoqa ndeshjet e saj dhe në disa dule të forta tregoi guxim” tha Ebanie, ndërsa Avril përfundoi:
“Ajo është shumë inteligjente, i heq kapelen. Do të jetë një luftë e madhe, mezi po e pres, me padurim”.
Dy australianet janë të lidhur jo vetëm nga pasioni i tyre për boksin, por të dy vijnë në peshim të veshur “lehtë” dhe të dy kanë profile në “OnlyFans”, një platformë që gjendet gjithnjë e më shumë në artet marciale.
Brixhes do të mbrojë titullin e saj të botës në peshën bantam IBF dhe është gjithashtu favoritja në ndeshjen më të nxehtë të vitit.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"