Ndalet Pogradeci, sherr mes pankinave në Orikum. Përleshje dhe 5 kartonë të kuq

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2023 | 13:50

Ndalet Pogradeci, sherr mes pankinave në Orikum. Përleshje dhe 5 kartonë të kuq

Pogradeci ndalet në Orikum pas tri fitoreve rad hazi, por vijon të jetë kryesues, pasi Luftëtari ishte pushim në kalendar për këtë javë, ndërsa as Butrinti ndjekës nuk fitoi për ta parakaluar.

Moment nga sherri në ndeshjen e djeshme në Orikum

Moment nga sherri në ndeshjen
e djeshme në Orikum

Mirëpo, përtej barazimit 1-1, ndeshja e djeshme në Orikum i kishte të gjitha, që nga tensioni, përplasjet mes lojtarëve dhe stafeve, 5 kartonët e kuq dhe një autogol në shtesë.

Katër kartonët e kuq në fundin e pjesës së parë i takuan trajnerëve respektivë: Sherif Idrizaj i Orikut dhe Samuel Nikaj i Pogradecit, por gjithashtu ndihmësve të tyre, Argent Halilaj dhe Anesti Lipo.

Në minutën e 78-të u ndëshkua me të kuq edhe mbrojtësi i Orikut, Suad Bega. Ka qenë një takim shumë i luftuar, ndërsa gjakrat do të nxeheshin në minutën e 34-të, kur Pere përplaset me çeçenin e Orikut, Aslambek Bunkohev, si dhe më pas me Llojajn.

Kaq mjafton për të nisur përplasjet. Trajneri i Pogradecit, Samuel Nikaj, përplaset gjithashtu me Bunkohevin dhe këtu nis edhe përpleshja fizike mes lojtarëve dhe pankinave të të dyja skuadrave.

Sherri ka vijuar për rreth 7 minuta, ndërsa për të qetësuar situatën ndërhyjnë forcat e sigurtë, si dhe delegati me vëzhguesin e ndeshjes. Gjyqtari vendos të nxjerrë me të kuq trajnerët dhe ndihmësit e tyre.

Golat ishin rezervuar në pjesën e dytë. Fillimisht shifrat zhbllokohen nga Llojaj për Orikun, ndërsa kur po luheshin minutat shtesë, mbrojtësi Koreshi, në një rrëmujë në zonë, shkakton autogol.

45468749

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"