Napoli nuk di ta mundë Realin në Europë, statistikat lënë pa shpresë ish-skuadrën e Karlo Ançelotit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2023 | 19:51

Napoli nuk di ta mundë Realin në Europë, statistikat lënë pa shpresë ish-skuadrën e Karlo Ançelotit

Napoli nuk e ka mposhtur kurrë Realin e Madridit në katër ndeshjet e mëparshme në Europë (1 barazim, 3 humbje), të gjitha në Champions në sezonin 1987-‘88 dhe në sezonin 2016-‘17;

NAPOLI

Statistikat

– Reali i Madridit ka fituar 14 nga 15 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampioneve kundër ekipeve italiane, duke fituar të shtata ndeshjet e fundit të luajtura në Itali;

– Reali ka fituar 28 nga 48 ndeshjet në Ligën e Kampionëve kundër ekipeve italiane: asnjë ekip nuk ka mundur më shumë herë ekipe nga një komb specifik në historinë e kompeticionit;

– Napoli ka humbur vetëm dy nga 21 ndeshjet në shtëpi në fazën e grupeve të UEFA Champions League (15 fitore dhe 4 barazime), dy humbjet e fundit janë kundër Beshiktashit në tetor 2016 dhe Mançester Sitit në nëntor 2017;

– Trajneri i Realit të Madridit, Ançeloti, ka humbur vetëm dy nga 12 ndeshjet e tij kundër Napolit në të gjitha garat (9 fitore dhe 1 barazim). Megjithatë, ish-trajneri napolitan nuk e ka sfiduar Napolin si kundërshtar që nga marsi i vitit 2009 kur u ul në stolin e Milanit (0-0).

– Trajneri i Napolit, Rudi Garsia, numëron 33 ndeshje në Champions në karrierën e tij si trajner me katër skuadra të ndryshme (Lilë, Roma, Lion, Napoli), por asnjëherë nuk ka fituar dy ndeshje radhazi në këtë kompeticion deri më tani. Duke mposhtur Real Madridin, ai mund ta thyente këtë tabu;

– Xhovani di Lorenco i Napolit ka shënuar tre gola në Champions League që nga fillimi i sezonit të kaluar, në dy vitet e fundit asnjë mbrojtës nuk e ka gjetur rrugën drejt rrjetës aq sa kapiteni i kampionëve të Italisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"