Naftëtari e nis si pretendent Kategorinë e Dytë, trajneri Fraholli: Pres ecuri pozitive që në fillim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2024 | 16:59

Naftëtari e nis si pretendent Kategorinë e Dytë, trajneri Fraholli: Pres ecuri pozitive që në fillim

Pas testit të fundit miqësor, kuçovarët janë përqendruar te fillimi i sezonit të ri. Në javën e parë do të përballen në stadiumin e tyre “Bashkim Sulejmani” me Gramshin. Një ndeshje, që padyshim është vlerësuar maksimalisht, ku do të kërkohet vetëm fitorja.

Bajram fraholli naftetari

Duhet thënë se për kampionatin e ri, kuçovarët kanë krijuar një skuadër të fortë, ku ka pasur shumë afrime, teksa në përbërje ka dhe futbollistë kuçovarë. Sipas teknikut Barjam Fraholli, skuadra ka pretendime të mëdha për kampionatin e ri, ku do të synohet rikthimi në Kategorinë e Parë. “Padyshim, testi i fundit miqësor kundër Këlcyrës, na shërbeu jo pak për kolaudimin e skuadrës.

Vërtet fituam me një rezultat të thellë, por gjithsesi duhet të përmirësohemi më shumë. Kemi pasur disa përforcime gjatë kësaj periudhe, ku mund të kemi të paktën dhe dy afrime në javën e fundit. Synojmë jo vetëm fitoren në ndeshjen e parë, por një ecuri sa më pozitive gjatë gjithë kampionatit”, thotë Fraholli.

ARBEN ÇEPANI- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"