“Na prishi punë kartoni i kuq për Vllazninë”, Tetova pas fitores së Egnatias: Kishte pritje agresive në fushë. Shumë shpejt për të folur për kreun
Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, ka deklaruar se fitorja e sotme ndaj Vllaznisë ishte rrjedhojë e asaj që kishte bërë ekipi në fushë, edhe pse insistoi se me forca të barabarta, do të kishte qenë një tablo ndryshe e paraqitjes edhe nga skuadra e tij.
“Ne i përgatitim ndeshjet për t’i fituar. Besoj se ai karton i kuq na prishi pak ekuilibrat se nuk kishte parashikuar se Vllaznia të rrinte aq poshtë,. Me atë që dhanë djemtë në fushë, treguan pjekuri dhe morëm tre pikët.
Pritja ishte agresive në fushën e lojës, jo përqark se siç dihet tifozët shkodranë janë emblemë e futbollit. Por është e pranueshme çdo gjë që ndodh në katërkëndorin e gjelbër.
Kryesues? Është shumë shpejt, vetëm java e 6. Por na intereson të marrim ndeshjet me radhë. Presim Teutën, është një rival i vështirë, kjo kaloi. Jam i kënaqur me tre pikët.
Ishte fraksioni deri para ndërrimeve që rezultonin disa mbajtje të tepruara të topit, por do e shohim në analizë. Nuk e vumë shumë në rrezik ndeshjen, por ajo që ka rëndësi tani janë tre pikët”, tha për “MCN” Tetova pas ndeshjes
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"