“Na prishën punë 2 kartonët e kuq të Vllaznisë”, Tetova pas fitores me shkodranët: Sot ishte një rikthim i ekipit të dy fazave të para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2024 | 17:41

“Na prishën punë 2 kartonët e kuq të Vllaznisë”, Tetova pas fitores me shkodranët: Sot ishte një rikthim i ekipit të dy fazave të para

Egnatia triumfoi me shifrat 1-0, pasditen e së mërkurës kundër shkodranëve të Vllaznisë në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i rrogozhinasve Edlir Tetova komentoi lojën e skuadrës së tij, duke thënë se dy kartonët e kuq që mori Vllaznia, për çudi i kanë vështirësuar lojën të tijve.

bandicam 2024-04-03 17-20-25-720

“Ne kërkuam golin, por shumë ngadalë në pjesën e dytë, në të parën i kishim mundësitë por nuk mundëm. Kjo është fitore gjithsesi edhe pse 1-0, të shohim ndeshjen e dytë.

Normalisht që të vjen keq, vetëm si shkoi loja se kundërshtari ishte për shumë minuta me një lojtar më pak, i kërkova djemve të kthenin topin sa te një krah te një tjetër për të gjetur hapësira. Megjithatë Vllaznia i kishte marrë mirë masat, sidomos në pjesën e dytë.

Normalisht është rast i konstatueshëm, vetëm këtë gjë i kërkova lojtarëve, e dija që do ngjeshen prandaj duhet të lëviznim shumë shpejt topin sa një krah në tjetrin, gjë që se bëmë asnjë minutë. Por shpresojmë te ndeshja tjetër, se kjo u mbyll.

M’u duk sikur kishte prekje me dorë tek gjuajtja e Malotës, por dora ishte afër trupit kështu që gjithçka në rregull.

Sot na prishën ekuilibrat kartonët e kuq të Vllaznisë, mendoj që kur ishim në numër të barabartë ishim në qarkullim dhe te gjysmëfusha e kundërshtarit. Mendoj që sot ishte një rikthim i ekipit që kemi pasur në dy fazat e para.

Gjata është rikthyer, ka 2 ditë, besoj se mbas 2 javësh do të jetë në fushë me grupin.

Nuk është se në kokë e kam një formacion, na është vrarë Xhemajli, po përdorim Frenkun. Pak a shumë e kam në kokë kush do të jetë njëmbëdhjetëshja pavarësisht se nuk i dihet. U kam thënë lojtarëve që duhet të durojnë deri sa t’u vijë mundësia e aktivizimit”,- tha Tetova për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"