“Na pret udhëtim i lodhshëm”, trajneri Faslliu paralajmëron sfilitje në Pukë: Kam merak klimën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2022 | 23:54

“Na pret udhëtim i lodhshëm”, trajneri Faslliu paralajmëron sfilitje në Pukë: Kam merak klimën

Butrinti po bëhet gati për Tërbunin. Një transfertë që këkron përgatitje fizike, por edhe psikologjike. Distanca midis Pukës dhe Sarandës në vijë ajrore është 241 km, ndaj ekipi do të udhëtojë një ditë para. Veç lodhjes, trajneri Adriatik Faslliu ka një tjetër merak: klimën.

Faslliu

Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, ai sqaron situatën në grup dhe ndalet te synimet. “E njoh kundërshtarin, madje i ndoqa në ndeshjen që luajtën me Tomorin në Berat. E kam të qartë që pukjanët kanë një skuadër shumë të mirë. Luan shumë mirë futboll dhe po ta shikosh, pëson pak. Ne po përgatitemi dhe i kemi marrë masat. Është një udhëtim i gjatë dhe i lodhshëm ai i javës së 24-t.

Do të sistemohemi në qytetin e Pukës që të premten. Meraku im është jo vetëm se ky rrugëtim sfilitës, por edhe klima. Do të jemi pa Hyskën, që ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë. Është një mungesë e madhe për ekipin tonë. Por do të jetë kapiteni Barka, që kthehet nga dëmtimi.

Ndeshjet e mbetura janë finale për ne. E mora drejtimin e ekipit, sepse kam shumë shpresë. Fitoret e fundit kanë sjellë optimizëm në skuadër. Unë jam një trajner që dua grintë. Ndeshjen e radhës me Tërbunin e kemi vlerësuar. Duhet të japim maksimumin për të marrë diçka nga kjo ndeshje, duke shprehur vlerat më të mira që kemi”, përfundoi numri një i pankinës sarandjote.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"