Murinjo thumbon zikaltërit: Lukaku nga Interi te Roma quhet dramë, Çalha nga Milani tek Inter është një mrekulli
Zhoze Murinjo, trajneri i Romës, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së “Europa League” kundër Slavias së Pragës së pari foli për aktivizimin e Lukakut, por nuk munguan edhe thumbimet për Interin:
“Nesër ai luan, pasi i kemi një ndeshje të vështirë dhe të rëndësishme . Ai është e rëndësishme për ne, pa Dibalan dhe Pelegrinin është edhe më shumë. Nuk e dija që Lukaku ishte kaq i rëndësishëm në Milano sepse atë që bëri atje, fitimin e një kampëionati dhe kupa të tjera, e kanë bërë dyqind lojtarë në historinë e Interit. Do të jetë interesante të shihet, ai shkoi nga Interi te Roma për të ndihmuar trajnerin e tij, është një dramë.
Kalimi i Çalhanoglu nga Milani në Inter është një mrekulli, disa vite më parë Kanavaro nga Interi në Juve nuk ishte problem, Vieri nga Interi në Milan nuk ishte problem. Nuk e mendoja se Romelu ishte aq shumë në zemër të një klubi me histori të Interit. Është një surprizë për mua”, u shpreh Murinjo.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"