Postuar: Nëntor 28, 2023 | 11:38
Murinjo refuzon të jetë trajneri më i pasur në botë, tekniku portugez do kombëtaren e…
Zhoze Murinjo ka pasur një sezon me ulje-ngritje te Roma, teksa tashmë skuadra e tij e sheh veten në garë për një vend në Ligën e Kampionëve.
Gjithsesi portugezi duket se do t’i japë fund aventurës së tij me skuadrën italiane, teksa në verë është gati për një të re.
Siç bëjnë me dije mediat, 60-vjeçari ka refuzuar që të bëhet trajneri më i pasur në botë, me milionat që erdhën drejt tij nga Arabia Saudite.
Sipas tyre, Murinjo kërkon që të marrë në drejtim kombëtaren e Brazilit, me këtë të fundit që prej kohësh është e interesuar për Ançelotin.
Gjithsesi portugezi beson se “Seleçao” do e zgjedhë atë, me Ançelotin që ende nuk e ka dhënë përgjigjen e tij përfundimtare.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"