Postuar: Qershor 9, 2026 | 17:42
Murinjo në Madrid, kërkon menjëherë mesfushorin e agjentit të tij
Mateus Fernandes është në listën e prioriteteve të Zhoze Murinjos. Ky i fundit ndodhet në Madrid ku edhe do firmosë në vijim.

Mesfushori 21-vjeçari pati një sezon mjaft të mirë me Uest Hem në aspektin personal, por klubi i Premier Ligë ra nga kategoria. Nuk do të jetë e lehtë që të arrihet firma me portugezin, pavarësisht se agjenti i tij është edhe i Murinjos.
Horge Mendesh do të kujdeset për të siguruar firmën me Uest Hem. Kontrata aty është edhe për 4 vite të tjera.
Deri tani te Reali janë konfirmuar Konate dhe Dumfris si afrimet e reja. Të tjera do të vijnë në vazhdim.
PANORAMASPORT.AL













