Murinjo bën bilancet dhe kujton Porton: 7 milionë euro merkato për dy sezone, ndihem trajner i mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2023 | 11:11

Murinjo bën bilancet dhe kujton Porton: 7 milionë euro merkato për dy sezone, ndihem trajner i mirë

Roma arriti të kalonte në finalen e Ligës së Europës nën drejtimin e Murinjos. Pas suksesit në Ligën e Konferencës sezonin e shkuar, verdhekuqtë kanë një tjetër mundësi të artë për të fituar një trofe europian.

murinjo

Në përfundim të ndeshjes ndaj Leverkusenit, Zhoze Murinjo ka analizuar kompeticionin dhe rrugëtimin e Romës deri në finale. Natyrisht, ai ka përmendur edhe të gjitha problemet që skuadra e tij ka sa i përket dëmtimeve dhe merkatos.

“Kjo finale është më e madhe se e sezonit të shkuar dhe ka diferenca të mëdha. Kampioni i Austrisë, i katërti në La Liga, kampioni holandez, Leverkuseni që është i treti ose katërti që kur ka qenë Xabi Alonso. Pastaj, një ekip që i ka pasur gjithë këto probleme…

‘Fair Play Financiar’ është shumë e ashpër, me një investim prej 7 milionë eurosh në dy merkatot e fundit. Sevilja ka eliminuar Juventusin dhe Mançester Junajtidin, i cili kishte eliminuar Barcelonën. E them sinqerisht se Porto ime ishte një surprizë e madhe, Porto vazhdon të jetë skuadra e fundit jo në ligat kryesore europiane që fiton Champions League, dhe që atëherë kanë fituar vetëm spanjolle, gjermane, angleze dhe italiane. Ndihem trajner i mirë, por di të them se në këtë finale më çuan çunat dhe jo unë”, u shpreh Murinjo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"