Postuar: Shtator 2, 2025 | 0:05
Mungon vetëm zyrtarizimi/ Bismark ndan mendjen për të ardhmen, ja ku do ta vijojë karrierën 24-vjeçari
Mungon vetëm zyrtarizimi! Çarls Bismark do të vijojë karrierën te Vllaznia. Tashmë gjithçka duket e mbyllur, me 24-vjeçarin që do të kompletojë repartin ofensiv të skuadrës së Edi Martinit.

Te Vllaznia së fundmi u largua edhe Afred Mensah, ndërkohë që zyrtarizimi i sulmuesit të ri pritet të vijë së shpejti.
Për shërbimet e Bismark, pati një interes të madh edhe nga Dinamo dhe Egnatia, por futbollisti i Skënderbeut zgjodhi shkodranët.

Për sa i përket statistikave, me fanellën e Skënderbeut në elitën e futbollit shqiptar, sulmuesi 24-vjeçar u aktivizua 32 ndeshje duke shënuar 8 gola. Për sa i përket transferimit të Bismark, bëhet fjalë për një huazim nga klubi korçar.
PANORAMASPORT.AL













