Mungon një sulmues ndaj Apolonisë, trajneri Kumbarçe kërkon 3 pikët në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2023 | 12:36

Mungon një sulmues ndaj Apolonisë, trajneri Kumbarçe kërkon 3 pikët në shtëpi

Korabi e nisi kampionatin me një barazim në transfertë ndaj Tomorit, ndërsa sot pret Apoloninë në një ndeshje ku do të kërkojë fitoren.

374686665_787094633426169_898681402124478680_n

Trajneri Shpend Kumbarçe ka pasur kohën e duhur për të përgatitur skuadrën, ndërsa drejtuesit e klubi dhe bashkia Dibër i kanë plotësuar të gjitha kushtet ekipit për të qenë sa më komod. Në prononcimin për “Panorama Sport”, trajneri i dibranëve konfirmoi se sulmuesi Ariel Dobra, për shkak të dëmtimit që pësoi në ndeshjen e parë ndaj Tomorit, do të qëndrojë një muaj jashtë fushës.

“Kemi pasur kohën e mjaftueshme për të përgatitur skuadrën në prag të ndeshjes me Apoloninë, duke rregulluar edhe disa mangësi që shfaqëm në ndeshjen e parë. Skuadra është e plotë, me përjashtim të sulmuesit Dobra, që u dëmtua në ndeshjen e parë dhe për një muaj do na mungojë deri në rikuperimin e plotë. Pjesa tjetër është e plotë dhe kemi punuar shumë në aspektin taktik dhe atë fizik këtë periudhë. Me mbështetjen e tifozëve tanë, shpresojmë të fitojmë ndaj Apolonisë”, deklaroi Kumbarçe për gazetën.

Ndeshja e sotme do të luhet në orën 16:00 në stadiumin e Peshkopisë dhe është e para për këtë kampionat që skuadra do të ketë afër tifozët dibranë. Në formacionin e Korabit do të rikthehet sulmuesi i krahut, Segerso Geci, i cili vjen pas aktivizimit te Laçi në Superiore.

FATMIR ZHUZHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"