Postuar: Tetor 14, 2024 | 18:51
Mungon ndaj Gjeorgjisë, mesfushori i Kombëtares nuk e fsheh: I mërzitur shumë që…
Adrion Pajaziti u detyrua të mos udhëtojë me Kombëtaren shqiptare në Gjeorgji, për shkak pezullimi. Kartonët e verdhë me ekipin U-21 i kushtuan mesfushorit mungesën në transfertën e dytë për muajin tetor.
Pajaziti nuk e fsheh mërzinë për mungesën e tij. Për ta shprehur ka shfrytëzuar rrjetet sociale.
“I mërzitur shumë që nuk mund të marr pjesë në ndeshjen sonte për shkak të pezullimit të kartonit tim të verdhë për U21. Djemve ju uroj gjithë të mirat. Forca Shqipëri”, shkruan Pajaziti.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"