Mungesat te Egnatia/ Plotësohet mbrojtja, Spahiu jashtë për Laçin
Nëse kundër Partizanit Tetovës iu desh të improvizonte, nuk do të duhet ta bëjë këtë në transfertën e Laçit. Dje Egnatia ka nisur përgatitjet për transfertën me kurbinasit në kuadër të javës së 32-të Kategorisë Superiore.
Në dispozicion të trajnerit Edlir Tetova pritet të rikthehen Fransua Dylis, i pezulluar dhe Mario Gjata, i dëmtuar. Me shumë gjasa, gati për duelin me kurbinasit do të jetë edhe Arbenit Xhemajli. Gjithsesi, gjendja e tij do të monitorohet gjatë kësaj jave.
E vetmja mungesë e sigurt për rrogozhinasit është Sebastjan Spahiu, i cili është i pezulluar me tri takime nga Komisioni i Disiplinës. Sulmuesi 24- vjeçar, i cili nuk luajti kundër Partizanit, do të humbasë sfidat me Laçin dhe Vllazninë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"