Muçolli ishte i 26-i, ja cilët lojtarë kuqezi nuk luajtën fare
Arbnor Muçolli ishte lojtari i 26-ë që Silvinjo aktivizoi në këtë fushatë kualifikuese, ku Hysaj, Mitaj, Ramadani, Asani, Asllani, Gjimshiti, Bajrami dhe Cikalleshi ishin ndër më të aktivizuarit.
Në total, trajneri brazilian ka grumbulluar 36 futbollistë të ndryshëm, në 5 mbledhjet që ka bërë me ekipin kombëtar, teksa janë 10 prej tyre nuk kanë marrë asnjë minutë, por disa prej tyre kanë luajtur në miqësoren me Bullgarinë.
Në këto eliminatore që rezultuan të suksesshme, pjesë e ekipit, por pa zbritur në fushë, kanë qenë edhe lojtarë si Elhan Kastrati, Jon Mersinaj, Frederik Veseli të cilët ishin edhe në fushë dje.
Më parë emra janë thirrur emra si Naser Aliji, Ermir Lenjani, Andi Hadroj, Amir Abrashi, Lindon Selahi, Odise Roshi dhe Armando Broja, i cili u largua nga grumbullimi për shkak dëmtimi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"