MOVIOLA| Sfida ndaj Flamurtarit, Partizanit i mohohet një penallti… neto

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2019 | 18:36

MOVIOLA| Sfida ndaj Flamurtarit, Partizanit i mohohet një penallti… neto

Gjykimi i ndeshjes Flamurtari-Partizani iu besua një tresheje nga Elbasani, me kryesor Enea Jorgjin. Kur mendohej se takimi do të mbyllej pa raste moviole, në minutën e 94-t arbitri me stemën e FIFA-s i mohon një penallti Partizanit. 

bandicam 2019-11-10 18-24-59-720

Topi i gjuajtur nga Telushi ndalet në zonë nga dora e hapur e mbrojtësit Denis Pjeshka, por Jorgji vijon lojën. Arbitri ishte i vendosur keq, pasi Kreshnik Nebihu i ndodhur para tij i kishte zënë pamjen.

Por në këtë rast Jorgjin mund ta ndihmonte edhe anësori Preça, pasi aksioni ishte në rrezen e tij. Vendim i gabuar nga gjyqtari Jorgi, i cili i mohoi një penallti  Partizanit, e cila nëse do të akordohej, mund të ndryshonte edhe rezultatin përfundimtar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"