Moviola/ Jo vetëm Interi, edhe Juventusi ka pse qahet për arbitrat në Seria A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2025 | 18:31

Moviola/ Jo vetëm Interi, edhe Juventusi ka pse qahet për arbitrat në Seria A

Pavarësisht fitores së arritur ndaj Empolit, Juventusi ka kontestuar golin e realizuar nga De Shiljo.

Screenshot 2025-02-03 182954

Sipas moviolës së kryer pas sfidës, goli i mbrojtësit të Empolit duhet të anulohej. Nëse e shohim sipas gjithë ecurisë rastin e golit, fillimisht vjen harkimi në zonë me topin që kalon disa lojtarë dhe përfundon te De Shiljo që mposht Di Gregorion me kokë.

Megjithatë, ky i fundit pengohet nga një prej lojtarëve të Empolit, i cili është dukshëm në pozicion jashtë loje dhe i pengon rrezen portierit bardhezi në momentin e goditjes. Për këtë arsye, sipas specialistëve në Itali, goli duhej të anulohej dhe rezultati të mbejet i bardhë 0-0.

GOLI I DE SHILJOS (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"