Postuar: Shtator 2, 2024 | 16:18
MOVIOLA E TIRANA-EGNATIA/ Rast i dyshimtë në shtesë, mund të jepej penallti (VIDEO)
Në ndeshjen e djeshme mes Tiranës dhe Egnatias, vetëm një rast është për t’u shënuar. Ai është në minutën e parë shtesë të lojës, kur ka dyshime për një penallti. Gjyqtar është Bajramaj, ndërsa në VAR Xhaja. Rasti është i dyshimtë, por zor se jepet lehtë penallti.
MINUTA 90+1′: Jahaja nxjerr një top të mirë për Vuthajn, ky i fundit nuk arrin ta kapë topin i cili shkon në duart e Selmanit. Në fakt, sulmuesi i Egnatias shtyhet nga pas prej Kolës.
Sulmuesi humbet ekuilibrin dhe bie në tokë. Për gjyqtarin dhe VAR-in nuk ka penallti, por është një rast që nuk bind, pasi shtyrja nga pas ka qenë e fortë dhe ekzistojnë ekstremet e një penalltie.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"