Moviola e Tirana-Bylis/ Rusta gabon, e shpëton VAR-i dhe Jorgji (VIDEO)
Në ndeshjen e djeshme, pati tre raste për të diskutueshme. Bëhet fjalë për një gol të anuluar, penalltinë e golit të parë dhe një rast të diskutueshëm. Gjykonte elbasanasja Rusta, ndërsa në VAR dyshja Jorgji-Koçi. Gjyqtaren e FIFA-s e shpëton teknologjia, pasi dy vendime të paktën i dha gabim.
MINUTAT 8-9-të: Tirana shënon gol, me Dembelenë. Goditje këndi, topi shkon te Përgjoni, i cili e çon në qendër, Dembele godet menjëherë dhe topi shkon në rrjetë. Rusta jep gol, por miqtë protestojnë, për një prekje të topit me dorë nga ana e Jonuzit. VAR ndërhyn dhe anulon rrjetën, ndërsa pamjet filmike konfirmojnë se Jonuzi me dorën në një pozicion jonatyral ka devijuar topin në rrjetë. Vendim i drejtë i VAR-it. (VIDEO)
MINUTAT 40-43: Gjumsi mundohet të gjuajë me kokë në zonë, por merr një goditje në shpatull nga Gabriel. Gjyqtarja Rusta bën shenjë që loja të vazhdojë, por pastaj ftohet nga VAR të shohë pamjet. Asaj i duhen pak sekonda që të ndryshojë vendim, duke dhënë penallti e ndëshkuar Gabriel më të verdhë. Gabon Sërish Rusta, dhe korrigjon VAR-i. (VIDEO)
MINUTA 45+2: Pas një goditje këndi, Sulovari shtyn me trup në zonë, Haxhiun që rrëzohet. Rusta vendos për vazhdimin e lojës. Pamjet tregojnë se mund të jetë një 11-metërsh.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"