Moviola e Teuta-Erzeni/ Gol i anuluar me të drejtë, por ka dyshime për një penallti (VIDEO)
Në takimin Teuta-Erzeni kryesor i takimit ishte gjyqtari i FIFA-s, Juxhin Xhaja, me asistentë Ganxhin dhe Shkretën. Sa u përket rasteve për moviolë në këtë sfidë, shohim dy momente.
37’ Krosim në zonë nga shijakasit dhe Jazxhi devijon me kokë me topin që ndalet në dorën e shokut të ekipit, Kotobellit. Pretendojnë për penallti lojtarët e Erzenit, teksa Xhaja vijon lojën. E dyshimtë, nëse kryesori do të shkonte te monitori i VAR-it, mund edhe të akordohej penallti. (VIDEO)
43’ Erzeni shënon me Kahrimanoviçin nga jashtë zone, por goli anulohet, pasi aksioni nisi nga e djathta dhe pasimi i parë për Meçjan, e kapi këtë të fundit në pozicion jashtë loje. Nga pamjet shihet që sulmuesi i krahut ishte më i avancuar. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"