Moviola e Skënderbeu-Tirana/ Najdovski rrezikon, korçarët polemika për një penallti (VIDEO)
Katër janë rastet në ndeshjen e djeshme mes Skënderbeut dhe Tiranës. Bëhet fjalë për tre 11-metërsha të kërkuar dhe një gol të anuluar. Treshja e fushës ishte: Kreshnik Cjapi, N. Rrapaj, I. Cani dhe në VAR-AVAR F. Lataj e I. Tartaraj.
MINUTAT 24-27-të: Penallti për Skënderbeun, Rashica hyn në zonë dhe rrëzohet pas një kontakti me Haxhiun dhe Hilën. Cjapi bën shenjë nga pika e bardhë mes protestave të bardhebluve. Nikaj shënon nga pika e bardhë, ndërsa gjyqtari është i bindur te 11-metërshi dhe as nuk konsultohet me VAR-in, ndonëse komunikon për dy minuta me ta. Vendim i drejtë i kryesorit. Penalltia ekziston, pasi Hila e ka goditur në këmbë dhe Haxhiu e ka shtyrë lojtarin e Skënderbeut. (VIDEO)
MINUTA E 74-t: Frenklin niset i vetëm drejt portës dhe mposht Kozin duke çuar sferën në rrjetë, por vijërojtësi sinjalizon për pozicion jashtë loje të sulmuesit të korçarëve, duke anuluar golin. Vendim i drejtë i anësorit. (VIDEO)
MINUTA E 80-të: Rashica hyn në zonë dhe rrëzohet pas një kontakti me Najdovskin që e tërheq pak me dorë. Korçarët kërkojnë penallti, por gjyqtari bën shenjë që nuk ka asgjë. Pamjet filmike japin një rast që mund të ishte dhënë 11-metërsh. Edhe VAR-i nuk ndërhyn. (VIDEO)
MINUTA E 83-të: Tjetër duel në zonës mes Rashicës e Najdovskit, korçarët kërkojnë penallti, por gjyqtari vazhdon lojën. Këtë herë vendimi i gjyqtarit është i drejtë. Ndërhyrja e mbrojtësit të Tiranës është e saktë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"