Moviola e Skënderbeu-Kukësi/ Verilindorëve i’u mungon një penallti, VAR-i në ndihmë të korçarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2024 | 9:08

Moviola e Skënderbeu-Kukësi/ Verilindorëve i’u mungon një penallti, VAR-i në ndihmë të korçarëve

Në sfidën Skënderbeu-Kukësi gjyqtar kryesor ishte Doda i kolegjiumit të Tiranës, teksa në VAR ishte dyshja Maletaj-Jorgji. Në këtë takim ka pasur 3 episode për moviolë.

WhatsApp Image 2024-02-11 at 17.50.24

8’ Fillimisht ishte goli i shënuar nga Rashica. Sulmuesi bardhekuq ishte në pozicion jashtë loje në momentin e goditjes, por topi i shkoi nga mbrojtësi i Kukësit. Kështu goli ishte i rregullt. Fillimisht gjyqtarët e fushës sinjalizuan për pozicion jashtë loje, por pasi u konsultuan me sistemin VAR, goli ishte i vlefshëm.

13’ Pas një kontrolli të Liços në zonën e Kukësit, topi përplaset te Da Mota. Korçarët pretendojnë se braziliani e preku me dorë sferën dhe kërkojnë penallti, por nuk ka këtë mendim gjyqtari i takimit. Nga pamjet shihet që nuk ka prekje me dorë. (VIDEO)

85’ Salami driblon Dumfurin dhe rrëzohet në zonë. Kukësi pretendon për penallti, por Doda nuk është i këtij mendimi. Ai merr edhe konfirmimin e VAR-it. Nga pamjet shihet se Dumfur nuk ka interes për topin dhe tërheq nga dora Salamin. Ishte në kufijtë e penalltisë dhe mund të akordohej. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"