MOVIOLA E PARTIZANI-DINAMO/ Ferataj e menaxhon, goli i Vilës ishte i rregullt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2024 | 14:45

MOVIOLA E PARTIZANI-DINAMO/ Ferataj e menaxhon, goli i Vilës ishte i rregullt

Ndeshja e djeshme Partizani-Dinamo u gjykua nga kryesori nga Patosi, Olsid Ferataj. Ky i fundit dhe anësori Avdo patën mjaft punë, por bashkë me VAR-in menaxhuan një ndeshje, që u mbyll pa polemika mbi gjykimin.

bandicam 2024-09-12 21-36-36-929

Për tu theksuar ishte standardi për kartonët nga Ferataj, që e nxori të verdhin plot gjashtë herë nga xhepi, tre për secilin ekip.

17′ Tedi Cara mësyn drejt zonës dhe rrëzohet, duke pretenduar kontakt. Arbitri me të drejtë vijon lojën, pasi gjithçka brenda rregullores. Nëse e fali në këtë moment, në një rast identik në të 36-ën Ferataj i nxjerr sulmuesit të verdhin për simulim.

31′ Partizani shënon në të 31- ën me Bintsukën, por ka dyshime për pozicionin e këtij të fundit, pasi Rrapaj gjuan drejt portës. Anësori Avdo tregohet i saktë, sepse gjithçka është e rregullt.

90+2′ Partizani shënon me Rrapajn, por pak çaste më parë vlonjati qe penguar në zonë dhe Ferataj pati lënë lojën të vazhdojë. Moment i dyshimtë, pasi shihet një pengim i mesfushorit nga një prej dinamovitëve. Megjithatë, goli shlyen gjithçka dhe mbyll polemikat.

90+4′ Dinamo shënon golin e barazimit 2-2 me Lorenco Vilën. Ka dyshime të forta për pozicionin e tij, por pas konsultës me VAR-in, Ferataj ligjëron golin. Pamjet pas ndeshjes treguan se në VAR është marrë vendimi i duhur, pasi Vila është pak centimetra pas një prej lojtarëve të Partizanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"