Postuar: Shtator 17, 2024 | 20:14
MOVIOLA E LAÇI-PARTIZANI/ Dy dyshime, kryesori Xhaja vendos drejt (VIDEO)
Ndeshja e djeshme mes Partizanit dhe Laçit, e gjykuar nga Juxhin Xhaja, u menaxhua mjaft mirë nga ky i fundit, i ndihmuar edhe nga ritmi nën mesatar. Veçohen vetëm dy momente të dyshimta.
35’ Bullari gjuan rrezikshëm në hyrje të zonës, por bllokohet nga Sembene, për të cilin kurbinasit pretendojnë prekje me dorë. Xhaja lejon vijimin e lojës dhe pamjet i japin të drejtë.
90+3’ Cara rrëzohet dhe reklamon një dëmtim në gju pas një përplasjeje me Kurtin në zonë. Pamjet tregojnë devijim të topit nga mbrojtësi i Laçit dhe më pas një kontakt minimal në duel e sipër ndaj Carës. Nuk duken elemente të mirëfillta të një penalltie.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"