Moviola e Elbasani-Bylis/ Dy raste për diskutim, mund të ishte një i kuq tjetër (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2024 | 22:18

Moviola e Elbasani-Bylis/ Dy raste për diskutim, mund të ishte një i kuq tjetër (VIDEO)

Dy raste janë për moviolë në ndeshjen mes Elbasanit dhe Bylisit.

abazaj

6′ Marku ndërhyn ndaj Gjonit si lojtar i fundit pranë zonës së rreptësisë. Kryesori vijon lojën, ndërsa kërkohet faull dhe i kuq. gjyqtari merr një konfirmim nga VAR, ndërsa momenti mbetet i dyshimtë. (VIDEO)

29’ -32’ Abalora nis një top në mesfushën e Bylisit. Gjoni devijon me kokë, ndërsa Abazaj ndërpret topin që do të shkonte te Tsague. Kapiteni i Bylisit fillimisht merr karton të verdhë nga Bastari. VAR ndërhyn dhe pas rishikimit, kryesori jep karton të kuq për Abazajn. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"