Moviola e Egnatia-Teuta/ VAR-i kthehet në mallkim për rrogozhinasit
Dy janë rastet që diskutohen në moviolë për ndeshjen mes Egnatias dhe Teutës. Bëhet fjalë për golat e anuluar të Egnatias. Në të dyja rastet ishte VAR-i, i cili vendosi për fatin e avantazhit të Egnatias.
Në fushë, Ferataj, së bashku me dyshen Shazivari-Mehmetaj dhe në VAR, Barjamaj-Qose. Teknologjia shpëtoi treshen e fushës, ndërkohë që pozicionet kanë qenë milimetrike.
MINUTA E 33-të: Egnatia kalon në avantazh me Rezart Ramën. Është një top i gjatë nga portieri Sherri, Montenegro e bën të tijin sferën dhe pas tentativës së sulmuesit nga Kosta Rika, topi shkon te Rama që me të djathtën e dërgon topin në trekëndësh. Ferataj fillimisht akordon gol por pas pamjeve filmike në momentin që Sherri asiston për Montenegron, ky i fundit gjendet në pozicion jashtë loje. Në këtë situatë Ferataj e anulon golin e vendëpsve. Vendim i drejtë i VAR-it.
MINUTA 93-të: Egnatia shënon me Joel pas asistit nga Drame. Fillimisht rrogozhinasit festojnë, por kryesori Ferataj anulon sërish golin e bardhëjeshilëve, pasi Drame është në pozicion jashtë loje në fillimet e aksionit. Vendim i drejtë i gjyqtarëve të VAR-it, të cilëve nuk u kishte shpëtuar ky rast.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"