Moviola e Dinamo-Vllaznia/ VAR-i vendimtar, i drejtë kartoni i kuq për Salën (VIDEO)
Ka qenë një ndeshje, ku nuk kanë munguar episodet në fushën e lojës, ku madje është dashur edhe ndërhyrja e sistemit VAR, ku ishte Emanuela Rusta, për të quajtur të rregullt golin e barazimit të Dinamos, që më parë ishte anuluar nga asistenti Tartaraj për pozicion jashtë loje. Tjetër moment vendimtar i kësaj sfide ishte ndëshkimi më karton të kuq i Salës (dy të verdha) së Vllaznisë nga kryesori Olsid Ferataj.
51’ Sala, i ndëshkuar me karton të verdhë në pjesën e parë, godet me bërryl një lojtar të Dinamos dhe Ferataj nuk e fal, duke nxjerrë të verdhën e dytë dhe automatikisht të kuqin. Veprim naiv i mesfushorit të Vllaznisë, që duhej të ishte treguar shumë më i kujdesshëm në atë zonë të parrezikshme të fushës. (VIDEO)
76’ Dinamo barazon me Mandelën. Fillimisht anësori Tartaraj ngre flamurin dhe akordon pozicion jashtë loje të sulmuesit blu, Ferataj më pas pret konfirmimin nga sistemi VAR, që e quan të rregullt golin. Nga pamjet shihet se Gurishta mban në lojë lojtarin e Dinamos, kështu që vendimi i asistentit ishte i gabuar.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"