Moviola e Dinamo-Elbasani/ Doda i saktë, por e ndihmon edhe VAR-i (VIDEO)
Ndeshja e gjykuar nga kryesori Albert Doda, me asistentë Spahiun dhe Korreshin, pati katër episode të diskutueshme, ku vendimet kanë qenë korrekte. Përjashtim bën vetëm rasti i ndëshkimit me karton të kuq të Gudiabit, ku Doda sinjalizohet nga teknologjia për të dhënë masën e saktë për lojtarin e Dinamos.
40’ Moment i dyshimtë në zonën e Elbasanit. Ka një kontakt Mandela-Totoshi, por nuk mjafton për penallti për arbitrin Doda dhe VAR-in. Duket vendim i drejtë.
48’ Lila pretendon për penallti, pas një kontakti në zonë me Vilën, Doda vazhdon lojën, pasi merr edhe konfirmimin nga VAR-i. Edhe këtë radhë vendimi është i drejtë. (VIDEO)
71’ Doda thirret në VAR për të parë një faull të Gudiabit, i cili ndërhyn me taka dhe ndëshkohet me karton të kuq. Kryesori nuk kishte akorduar as faull, ndërsa mesfushori blu e kishte dhe një të verdhë.
89’ Doda jep penallti në favor të Dinamos, pas ndërhyrjes nga prapa të Lilës ndaj Nanit në zonë. Penalltia konfirmohet edhe nga VAR-i. Dhe duket vendim i saktë, pasi kontakti qëndron. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"