Moviola dhe pikantet nga Besa-Pogradeci/ Gol fantazmë dhe penallti e mohuar për kavajasit, pak tifozë në stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2024 | 14:37

Moviola dhe pikantet nga Besa-Pogradeci/ Gol fantazmë dhe penallti e mohuar për kavajasit, pak tifozë në stadium

Një rast ishte i diskutueshëm në takimin Besa-Pogradeci, ai i minutës së 74-t. Një krosim në zonë dhe një nga mbrojtësit e Pogradecit prek topin me dorë.

BESA POGRADECI

Loja vijon dhe futbollisti i Besës godet topin që shkon drejt rrjetës, por në vijën fatale një lojtar i Pogradecit e largon, duke ngjallur dyshime se topi kishte kaluar vizën, të paktën nga pamjet që ofrohen. Por mbi të gjitha, kjo ndeshje kishte edhe sistemin VAR dhe në momentin e penalltisë, gjyqtari Çela duhet të kishte kërkuan ndihmën e teknologjisë. Ka gabuar me vendimin!

 Minuta 74- HYSENLLARI BËN HEROIN MBI VIJËN FATALE, KAVAJASIT KËRKOJNË AKORDIMIN E GOLIT: VIDEO VIDEO

Pikantet

 Ditë pune, pak tifozë në stadium

Të veçantat e ndeshjes së luajtur dje Besa-Pogradeci.

bIZHDILI QOSJA

* Duke qenë e hënë, ditë pune, pati më pak tifozë kavajas sesa herët e tjera. Ndoshta dikush e mendoi ndeshje të lehtë apo dikush tjetër e ndoqi atë nga TV.

* Minuta e 74-t e takimit ishte një moment për t’u diskutuar. Kjo, pasi stafi, tifozët prezent në stadium pretenduan fillimisht për një 11-metërsh të padhënë e më tej për topin që kaloi vijën fatale, teksa një mbrojtës mik e largoi atë.

* Si gjithnjë në krah të dy presidentëve, Nexhat Bizhdilit dhe Agim Demrozit të Egnatias, ishte edhe kryetari i Bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja.

FERIZ FERIZAJ- PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"