Bardheblutë mposhtën me rezultatin 1-3 ekipin e Skënderbeut. Ndeshja nisi mirë për juglindorët, që kaluan të parët në avantazh me Hysollin. Me nisjen e fraksionit të dytë, Qefalija barazon rezultatin, ndërsa në minutën e 54-t, Karaj kalon në epërsi Tiranën. Pak minuta para fundit të lojës, Nikqi realizon edhe golin e tretë të sfidës, me Tiranën që kalon kështu në fazën tjetër.
Në dy ndeshjet e tjera, Apolonia mundi Akademinë e Futbollit me rezultatin 2-0. Fierakët mbyllën gjithçka që në pjesën e parë, me golat e Topit dhe Lutajt, duke siguruar kështu një biletë për në gjysmëfinale, ku do të përballen me Football Republic.
Këta të fundit fituan me shifrat e thella 4-0 ndaj Vllaznisë, një ndeshje mjaft e fortë nga të dyja ekipet. Kryeqytetasit gjetën golin e epërsisë me Çuçkën në minutën e 8-të të takimit, ndërsa tre golat e tjerë i realizuan në pjesën e dytë me Shibën (2) dhe Zëren.
Play-off U-19, ndeshjet çerekfinale:
KF Partizani 1-0 KF Bylis
KF Skënderbeu 1-3 KF Tirana
FK Apolonia 2-0 Akademia e Futbollit
KF Vllaznia 0-4 Football Republic
Play-off U-19, ndeshjet e fazës gjysmëfinale
FK Partizani – KF Tirana
FK Apolonia – Football Republic
Sakaq, ditën e shtunë u zhvilluan edhe ndeshjet e fazës play-out për këtë grupmoshë, ku u përcaktuan edhe dy skuadrat që do të vazhdojnë të jenë pjesë e Kategorisë Superiore U-19 për edicionin e ardhshëm. Lushnja dhe Shkëndija Tr. mundën respektivisht Elbasanin dhe Besën.
Sfida Elbasani – Lushnja u mbyll me rezultatin 1-1, teksa në goditjet e penalltive, skuadra myzeqare u tregua më e saktë, duke fituar me rezultatin 2-4.
Në ndeshjen tjetër, Shkëndija Tr mundi me shifrat e thella 4-0 skuadrën e Besës, duke siguruar kështu qëndrimin në Superiore edhe për edicionin e ardhshëm.
Play-out U-19:
FK Elbasani 1-1 Lushnja (2-4 Penallti)
Shkendija Tr 4-0 FC Besa