Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për sot! Temperaturat minimale deri në -2°C

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2025 | 9:05

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe dëbore, parashikimi i motit për sot! Temperaturat minimale deri në -2°C

Ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

moti reshje debore

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente në orët e para të mëngjesit me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa në qendër shtrëngata afatshkurtra. Pas orëve të mëngjesit reshje shiu të dobëta në formë pikash dhe të karakterit lokal. Në relievet e larta malore në lindje reshje dëbore me  intensitet të ulët.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, si dhe valëzimi në dete i ulët i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:  në bregdet: 5/16°C ;

në vendet e ulëta: 4/15°C ; në vendet malore: -2/8°C

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"