Mori kartonin e kuq të 30 në karrierë, Serxhio Ramos e pëson si Taulant Xhaka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2023 | 23:59

Mori kartonin e kuq të 30 në karrierë, Serxhio Ramos e pëson si Taulant Xhaka

Serxho Ramos ka qenë një ndër protagonistët negativë të disfatës së sotme të Seviljes në kampionat përballë Real Sociedad, ku andaluzët u mundën me shifrat 2-1. Ekipi i Seviljes u ndëshkua me dy kartonë të kuq në minutën e 88-të, kur Serxho Ramos dhe Hesus Navas dolën nga fusha e lojës duke lënë ekipin me 9 lojtarë.

sdfsdffsdsfdsfdsfd

Për Ramos, ky ishte kartoni i kuq i 30 në karrierën e tij. Por ishte më i veçantë nga të tjerët. Ashtu siç i ndodhi në sezonin e kaluar Tauiant Xhakës, mbrojtësi pa t’i tregohej karton i kuq dy herë brenda pak minutash.

Atij fillimisht iu tregua kartoni i kuq pasi kishte marrë të dytin e verdhë. Dhe ndërsa Ramos po bëhej gati të largohej nga fusha, gjyqtari i ftuar nga VAR të shikonte edhe një herë ndërhyrjen, pasi pa pamjet vendosi të anulonte kartonin e dytë të verdhë, duke i treguar direkt të kuqin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"