Morata: Ronaldo Fenomeni, dhurata ime e 18-vjetorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2024 | 13:20

Morata: Ronaldo Fenomeni, dhurata ime e 18-vjetorit

Alvaro Morata, pa filtra. Sulmuesi i Milanit dhe Spanjës, kampiones së Europës, foli për veten në formatin: “24 orë me një futbollist profesionist”, të publikuar nga Rodrigo Faez, të cilit i tregoi edhe një anekdotë në lidhje me 18-vjetorin.fdgfh“Në Madrid, për ditëlindjen time të 18-të, kushëriri im më dhuroi një mbrëmje me Ronaldon. Ai e njihte. Duke qenë se për shkak të angazhimeve të tij të shumta ishte shumë e vështirë për të shkuar në darkë apo drekë, më tha se do të pinim diçka me Ronaldon një dhomë ku kishte fanellën e Brazilit të finales së Kupës së Botës 2002, këpucët, topin… Qëndrova aty për një orë dhe mendoja se nuk mund të ishte e vërtetë. Ai më tha: ‘Merr çfarë të duash. Jam shumë i emocionuar t’jua jap’. U tregua një person shumë i mirë kështu që mora fanellën e vitit 2002 dhe këpucët. Ai gjithashtu donte të më jepte një kopje të Topit të Artë”, ka zbuluar numri 7 i “Djallit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"