“Momenti negativ fillon me mua”, Alegri pas fitores në Kupë: Kur them që futbolli është i thjeshtë, e kam seriozisht
“Vraponi drejt portës”. Ky ka qenë urdhri i thjeshtë me të cilin Masimiliano Alegri ka frymëzuar skuadrën e Juventusit që të bënte një pjesë të dytë shumë të mirë ndaj Lacios në ndeshjen e Kupës së Italisë, të fituar me shifrat 2-0. Këtë e ka zbuluar vetë trajneri për “Mediaset”, në intervistën pas ndeshjes.
“Vendimet e arbitrit duhet të pranohen, nuk ka kuptim të diskutojmë se çfarë vërshëllen apo jo arbitri. Ishte e rëndësishme të ktheheshim te fitoret dhe djemtë ishin të zot. Në pjesën e dytë ne përshpejtuam dhe ndërtuam disa raste. Diskutimi i kualifikimit nuk ka mbaruar, por duhet të kthehemi të mendojmë për kampionatin për të rregulluar situatën. Më vjen keq për vërshëllimat për Aleks Sandro, ai ka fitoi pesë tituj me Juventusin dhe meriton respekt. Sonte ndër të tjera ai hyri shumë mirë në lojë.
Koret për mua pas 2-0? Kam respekt për tifozët dhe tifozët duhet të inkurajojnë ekipin. Mund të thuhen shumë gjëra, por për sa i përket angazhimit nuk na ka munguar asnjëherë. Djemtë luajtën si ekip sonte, me shumë përulësi dhe vendosmëri. Ata duhet ta shijojnë këtë sepse ata e meritonin plotësisht.
Çfarë u tha në pushimin e ndeshjes? U thashë të vraponin drejt portës kundërshtare… Është e vërteta, kur them që futbolli është i thjeshtë, e kam seriozisht. U thashë të provojmë të vrapojmë drejt portës kundërshtare se do të gjenim ndonjë zgjidhje. Ne duhet ta rregullojmë kampionatin pjesë pas pjese, për të arritur objektivin e paracaktuar. Kjo periudhë negative varej nga të gjithë, në radhë të parë nga unë”, tha Alegri para mikrofonave.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"