Momenti i dyshimtë mes Sensit dhe Artur, Kapelo i bindur: Kjo ishte penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2019 | 14:15

Momenti i dyshimtë mes Sensit dhe Artur, Kapelo i bindur: Kjo ishte penallti

Rasti më i diskutueshëm i ndeshjes mes Barcelonës dhe Interit, ishte në minutën e 56-të, kur në zonën e katalanasve pati një kontakt mes mesfushorit katalanas Artur Melo dhe atij të Interit Stefano Sensi.

Sensi penalltia

Zikaltrit pretenduan për 11-metërsh, por arbitri Skomina vazhdoi lojën dhe VAR-i nuk ndërhyri. Ka dyshime, sepse lojtari i Interit shkon i pari te topi, ndërsa ai i Barcelonës është një kohë me vonesë.

Kapelo

Për këtë rast ka folur edhe Fabio Kapelo, i cili mendon se ishte penallti dhe arbitri duhet të fërshëllente. “Për mendimin tim është penallti. Ai rast duhet të ndëshkohej dhe është penallti neto. Për më tepër rezultati i ndeshjes ishte 0-1 për Interin dhe ajo mund të rezultonte vendimtare”, ka thënë trajneri i njohur italian.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"