Postuar: Tetor 27, 2024 | 23:52
Momente ankthi dhe frike, futbollisti 22-vjeçar shqiptar në gjendje të rëndë shëndetësore
Frikë dhe ankth në futbollin kosovar! Djaloshi 22-vjeçar, Erjon Morina ka pësuar një sulm në zemër gjatë seancës stërvitore me klubin e Vushtrisë dhe për momentin gjendet i shtruar në spital në gjendje kritike për jetën.
Klubi i futbollit Vushtria ia ka dedikuar Erjon Morinës fitoren 2-0 ndaj Ramiz Sadikut të dielën, në kuadër të Ligës së Parë të Kosovës.
Ekipet mjeksore në repartin intensv po kujdesen që Erjoni t’i rikthehet sa më parë familjes, shoqërisë e fushës së gjelbërt.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"